Punëtori: Zanati i Filigranit
Në kuadër të KonTur III – Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit, do të organizohet punëtoria tematike kushtuar zanatit të filigranit, një prej shprehjeve më të rafinuara të trashëgimisë kulturore jomateriale. Punëtoria do të prezantojë procesin e punës, vlerën artizanale dhe rolin e filigranit në ruajtjen e identitetit kulturor dhe në zhvillimin e produkteve autentike kulturore. […]
Grimi tradicional i Nuses nga Kosova
Grimi tradicional i nuses përfaqëson një formë të veçantë komunikimi joverbal, e trashëguar prej shekujsh, ku fytyra shndërrohet në hapësirë simbolike të ritualit, identitetit dhe fillimit të ri. Kjo praktikë kulturore, me rrënjë të hershme në traditat pagane të Kosovës, bart kuptime që lidhen me lumturinë, pjellorinë, mirëqenien dhe pozitivitetin, dhe është ruajtur ndër breza […]
Veshjet tradicionale nga rajoni i Zhupës përfaqësojnë një trashëgimi të pasur kulturore, ku ndërthuren identiteti lokal, simbolika dhe mjeshtëria artizanale, të ruajtura dhe transmetuara ndër breza. Në kuadër të KonTur III – Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit, kjo punëtori sjell në fokus elementet karakteristike të veshjeve tradicionale të Zhupës, kuptimin e tyre kulturor dhe rolin […]
Roli i gjuhës angleze në promovimin e festivaleve ndërkombëtare kulturore në Prizren.
Në KonTur III, Edis Mehmet Galushi do të flasë për hulumtimin e tij me temën “Roli i gjuhës angleze në promovimin e festivaleve ndërkombëtare kulturore në Prizren.” Edis Mehmet Galushi është kandidat për doktoraturë në programin e Glotodidaktikës në Universitetin e Zagrebit dhe mësimdhënës i gjuhës angleze me rreth 15 vjet përvojë profesionale. Interesat e […]
Nga trashëgimia në përvojë kulturore: Roli i artit në ringjalljen e ndërtesave historike në Prizren
Në KonTur III, Medina Çeko do të flasë për hulumtimin e saj me temën “Nga trashëgimia në përvojë kulturore: Roli i artit në ringjalljen e ndërtesave historike në Prizren.” Medina Çeko është arkitekte, akademike dhe hulumtuese, e njohur për punën e saj në fushën e qasjes dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore. Ajo ligjëron në Fakultetin […]
Prof. Asoc. Dr. Alberta Tahiri do të flasë për hulumtimin e saj me temën “Trashëgimia kulturore si aset për turizmin e Pejës.” Prof. Asoc. Dr. Alberta Tahiri është profesoreshë e rregullt në Fakultetin e Menaxhimit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis në Universitetin “Haxhi Zeka”, si dhe Shefe e Departamentit në programin Master Menaxhment dhe Turizëm […]
Trashëgimia kulturore e Shtimes dhe mundësia e krijimit të produkteve turistike.”
Trashëgimia kulturore si potencial zhvillimor lokal do të jetë në fokus të prezantimit të Ph.D. Halil Halilit, i cili do të trajtojë hulumtimin e tij me temën “Trashëgimia kulturore e Shtimes dhe mundësia e krijimit të produkteve turistike.” Ph.D. Halil Halili është bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ai është […]
Dr. Dorina Xheraj – Subashi është muzeologe dhe eksperte në menaxhimin e trashëgimisë kulturore
Edukimi dhe angazhimi i publikut si çelës për ruajtjen e koleksioneve muzeale do të jenë në fokus të prezantimit të Dr. Dorina Xheraj – Subashi, me temën “Not Only Tourists: Saving Museum Collections through Education and Audience Engagement in the Western Balkans.” Dr. Dorina Xheraj – Subashi është muzeologe dhe eksperte në menaxhimin e trashëgimisë […]
KonTur III
KonTur III organizohet më 23.01.2026 në Prizren OJQ EDUCO organizon edicionin e tretë të konferencës KonTur III, e cila do të mbahet më 23 janar 2026, nga ora 11:00, në Muzeun e Nënës Terezë në Prizren. Ndryshe nga edicionet e kaluara, KonTur III sjell një fokus të theksuar akademik, përmes prezantimit të artikujve dhe hulumtimeve […]
