Çka është KonTur?
Një përshkrim i shkurtër rreth kontur
KonTur – Konferenca e Turizmit dhe Mikpritjes është një platformë e përvitshme ndërdisiplinare që zhvillohet në qytetin historik të Prizrenit, e dedikuar për eksplorimin e prurjeve bashkëkohore në fushat e turizmit, mikpritjes dhe trashëgimisë kulturore.
Konferenca synon të krijojë ura bashkëpunimi mes profesionistëve, studentëve, institucioneve dhe komunitetit për të ndërtuar një të ardhme të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për turizmin në rajon.
Duke u zhvilluar në zemër të Prizrenit – një qytet me identitet të pasur kulturor dhe potencial të madh turistik – KonTur ofron një hapësirë për diskutim kritik, prezantime të projekteve inovative dhe shkëmbim përvojash që frymëzojnë zhvillimin lokal dhe rajonal. Përmes paneleve tematike, ligjëratave, ekspozitave dhe aktiviteteve të angazhimit qytetar, konferenca sjell së bashku arkitektë, urbanistë, studiues, artistë, operatorë turistikë dhe vendimmarrës për të shqyrtuar sfidat dhe mundësitë që turizmi përballë konteksteve kulturore dhe sociale.