KonTur III organizohet më 23.01.2026 në Prizren
OJQ EDUCO organizon edicionin e tretë të konferencës KonTur III, e cila do të mbahet më 23 janar 2026, nga ora 10:00, në Muzeun e Nënës Terezë në Prizren.
Ndryshe nga edicionet e kaluara, KonTur III sjell një fokus të theksuar akademik, përmes prezantimit të artikujve dhe hulumtimeve shkencore, të cilat do të publikohen në një botim të dedikuar të konferencës.
Programi përfshin gjithashtu katër workshop-e tematike që trajtojnë praktika dhe shprehje të trashëgimisë kulturore jomateriale:
• Filigrani
• Veshja tradicionale e Hasit
• Veshja tradicionale Zhupë
• Grimi tradicional i Nuses nga Kosova
Konferenca synon të krijojë një platformë profesionale shkëmbimi ndërmjet akademisë, profesionistëve dhe komunitetit, duke kontribuar në dokumentimin, ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit.
