Trashëgimia kulturore si potencial zhvillimor lokal do të jetë në fokus të prezantimit të Ph.D. Halil Halilit, i cili do të trajtojë hulumtimin e tij me temën “Trashëgimia kulturore e Shtimes dhe mundësia e krijimit të produkteve turistike.”
Ph.D. Halil Halili është bashkëthemelues dhe Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kosovare për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ai është Doktor i Shkencave Ekonomike, pjesëmarrës në dhjetëra konferenca shkencore dhe autor i dhjetëra publikimeve në revista shkencore, si dhe i pesë librave të botuar, të cilat trajtojnë tematika ekonomike, zhvillimore dhe publicistike.
23 janar 2026 | 11:00
Muzeu i Nënës Terezë, Prizren
KonTur III | Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit
