Veshjet tradicionale nga rajoni i Zhupës përfaqësojnë një trashëgimi të pasur kulturore, ku ndërthuren identiteti lokal, simbolika dhe mjeshtëria artizanale, të ruajtura dhe transmetuara ndër breza.
Në kuadër të KonTur III – Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit, kjo punëtori sjell në fokus elementet karakteristike të veshjeve tradicionale të Zhupës, kuptimin e tyre kulturor dhe rolin që ato kanë në ruajtjen e trashëgimisë kulturore jomateriale.

Fasilitatore:
Fehmija Murati

Në përcjellje të:
Medisa Sagdati Karavidaj
(promovuese e traditës)

23.01.2026

15:00

Muzeu i Nënës Terezë, Prizren

KonTur III | Organizuar nga EDUCO
