Grimi tradicional i nuses përfaqëson një formë të veçantë komunikimi joverbal, e trashëguar prej shekujsh, ku fytyra shndërrohet në hapësirë simbolike të ritualit, identitetit dhe fillimit të ri.
Kjo praktikë kulturore, me rrënjë të hershme në traditat pagane të Kosovës, bart kuptime që lidhen me lumturinë, pjellorinë, mirëqenien dhe pozitivitetin, dhe është ruajtur ndër breza si pjesë e ceremonive martesore.
Në kuadër të KonTur III – Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit, punëtoria i kushtohet grimit tradicional të nuses nga rajoni i Zhupës, një trashëgimi kulturore jomateriale e ruajtur nga komuniteti boshnjak në Kosovë.
Fasilitatore:
Aziza Šefitagić
Në përcjellje të:
Medisa Sagdati Karavidaj
(promovuese e traditës)
