Edukimi dhe angazhimi i publikut si çelës për ruajtjen e koleksioneve muzeale do të jenë në fokus të prezantimit të Dr. Dorina Xheraj – Subashi, me temën “Not Only Tourists: Saving Museum Collections through Education and Audience Engagement in the Western Balkans.”
Dr. Dorina Xheraj – Subashi është muzeologe dhe eksperte në menaxhimin e trashëgimisë kulturore, me përvojë profesionale në fushën e muzeologjisë, edukimit dhe zhvillimit të audiencave. Ajo është lektore pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” dhe aktualisht ushtron detyrën e Drejtoreshës së MuZEH Lab, një platformë e fokusuar në inovacion, edukim dhe qasje bashkëkohore në menaxhimin e trashëgimisë kulturore.
23 janar 2026 | 11:00
Muzeu i Nënës Terezë, Prizren
KonTur III | Konferenca e Mikpritjes dhe Turizmit
