KonTur – Konferenca e Turizmit dhe Mikpritjes respekton privatësinë e vizitorëve të faqes sonë të internetit dhe është e përkushtuar për të mbrojtur të dhënat tuaja personale.
Mbledhja e të dhënave
Gjatë vizitës në faqen tonë, mund të mblidhen të dhëna bazike si IP adresa, të dhëna analitike për përdorimin e faqes (p.sh. faqe të vizituara, kohëzgjatje e qëndrimit) dhe, nëse aplikoni për pjesëmarrje apo bashkëpunim, mund të kërkojmë emrin, emailin dhe të dhëna të tjera të domosdoshme për komunikim. Të dhënat nuk përdoren për qëllime tregtare dhe nuk shpërndahen me palë të treta pa pëlqimin tuaj.
Përdorimi i të dhënave
Të dhënat e mbledhura shfrytëzohen vetëm për qëllime organizative, statistika të brendshme dhe përmirësim të përvojës së përdoruesit në faqen tonë. Nëse abonoheni në ndonjë formë komunikimi, si njoftime apo ftesa, do të keni gjithmonë mundësinë të çabonoheni.
Cookies
Faqja mund të përdorë cookies për të përmirësuar funksionalitetin dhe për të analizuar përdorimin e saj. Përdoruesit kanë mundësinë të menaxhojnë preferencat e tyre për cookies përmes cilësimeve të shfletuesit të tyre.
Ruajtja dhe siguria e të dhënave
Të gjitha të dhënat ruhen në mënyrë të sigurt dhe nuk i nënshtrohen shpërndarjes së paautorizuar. Ne ndërmarrim masa të arsyeshme teknike dhe organizative për të parandaluar aksesin, humbjen apo ndryshimin e të dhënave.
Të drejtat tuaja
Ju keni të drejtë të kërkoni qasje, përditësim ose fshirje të të dhënave tuaja personale në çdo kohë duke na kontaktuar në adresën zyrtare.
Përdorimi i kësaj faqeje nënkupton pranimin e këtyre politikave. Çdo ndryshim në politikat e privatësisë do të publikohet në këtë faqe.
